Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në tre aksione të ndryshme antidrogë. Në Mestre, me ndihmën e qenit antidrogë është arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit gjatë kontrollit në mjet, i’u zbulua një fund i dyfishtë brenda së cilit u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 2 kg kokainë.
Në San Salvo, policia ka arrestuar një punëtor shqiptar 27 vjeç, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan mbi 1 kg droga të ndryshme si kokainë, marijuanë dhe hashash si dhe material për paketimin e drogës.
Ndërsa në tentativë për të hyrë në Zvicër, është arrestuar nga policia italiane një 41-vjeccar shqiptar. Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 gram kokainë si dhe disa gram heroinë.
()