Liverpool është kualifikuar në finalen e EFL CUP. Pasi fitoi 2-1 ndaj Fulham në aktin e parë, sfida e sotme në Craven Cottage (London) përfundoi në shifrat 1-1.
The Reds shënuan në minutën e 11-të. Diaz shfrytëzoi në maksimum një asist të Quansah, për të zhbllokuar llogaritë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe insistuan për golin e barazimit, të cilin e gjetën me anë të francezit Diop, në minutën e 77-të. Skuadra e Marco Silvas shkaktoi drithërima në stadium në minutat e fundit, Rodrigo Muniz gjuajti bukur nga brenda zonës, por u bllokua nga prapavija.
Në finalen e madhe të planifikuar të luhet në Londër, Liverpool do të përballet me Chelsean e Armando Brojës, me 25 shkurt. Se kush do ia dalë mbanë, mbetet të shihet.
(J.S/)