Banorët e fshatrave Shkallë e Xibër-Murrize në Bashkinë e Klosit kanë denoncuar vjedhjen e targave të afro 10 makinave.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ndërsa është mbajtur e fshehtë nga policia sipas gazetarit Enver Doçi.
Automjetet kanë qenë të parkuara gjatë rrugës së Arbrit në të dy fshatrat pasi pronarët nuk kanë rrugë për t’i futur tek shtëpitë e tyre.
Rastin ata e kanë denoncuar në polici por nuk kanë marrë përgjigje deri tani. Ata shprehin frikën se këto targa mund të përdoren për ngjarje kriminale dhe se nuk dinë çfarë të bëjnë pasi automjetet i kanë pa targa dhe nuk mund të lëvizin.
Nisur nga ky rast, ata shprehin frikën se mund të ndodhin edhe vjedhje të tjera ndaj kërkojnë prezencë të policisë.