Fitoi garën me Barcelonën e Chelsean, PSG firmos me mesfushorin e talentuar

PSG ka firmosur me mesfushorin Gabriel Moscardo. Klubi kampion i Francës dhe 18-vjeçari brazilian do të bashkëpunojnë, të paktën deri në vitin 2028. Në bazë të marrëveshjes, Moscardo do të qëndrojë te Corinthians deri në fund të sezonit, për të mbërritur më pas në Paris, më i fortë se kaq. Për të mposhtur konkurrencën e Barcelonës dhe Chelseat, parisienët kanë paguar 20 milionë euro për çmimin e kartonit.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit brazilian 18-vjeçar Gabriel Moscardo, i cili i bashkohet klubit kryeqytetas deri në vitin 2028 dhe menjëherë do të huazohet në SC Corinthians deri në fund të sezonit”, – Shkruan klubi.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Paris Saint-Germainit; kjo është një nga ditët më të mira të jetës sime. Është një projekt me disa lojtarë të rinj të talentuar në të. Mezi pres të bashkohem me skuadrën dhe të takohem me ekipin dhe stafin stërvitor dhe shpresoj të fitoj shumë trofe dhe t’i bëj të lumtur tifozët”, – Ishin fjalët e tij të para pas firmës.

Në 18 ndeshje në Serie A të Brazilit, Gabriel Moscardo realizoi një gol dhe dhuroi një asist. Me Brazilin U23, ai numëron një ndeshje, më saktësisht ka debutuar me 7 shtator 2023.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Fitoi garën me Barcelonën e Chelsean, PSG firmos me mesfushorin e talentuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook