“Partizani”/ Në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë

Jamarbër Malltezi ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë rekurs  kundër masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se  Malltezi do te pyetet sot nga SPAK si person nen hetim.

Ndërkohë ditën e djeshme në pyetje nga Prokuroria e Posaçme u mor vjehërri i tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Arena e Lajmit

“Partizani”/ Në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook