Shevchenko zgjidhet president i Federatës së Ukrainës, urimi i parë vjen nga Milan

Andriy Shevchenko është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Ky ka qenë verdikti i zgjedhjeve që janë zhvilluar sot për këtë post. Ndër të parët që e përgëzoi ish-sulmuesin dhe ish-trajnerin e kombëtares së Ukrainës ishte Milani.

Klubi kuqezi, ku Sheva arriti majat e karrierës si futbollist, i dërgoi një mesazh urimi “Topit të Artë” 2004 përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale: “Urime dhe punë të mbarë Andriy Shevchenko, president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Suksese Sheva!”

Kujtojmë se legjenda e futbollit ukrainas ishte kandidati i vetëm për këtë detyrë. Sheva do ta drejtojë futbollin e vendit të tij në një nga momentet më të vështira për shkak të luftës me Rusinë.

Asnjë kandidat tjetër nuk kishte hedhur kandidaturën, ndaj kjo e bënte formalitet zgjedhjen e ish-sulmuesit të shquar në krye të futbollit ukrainas. Një personazh i njohur dhe i dashur në vendin e tij, teksa disa kohë më parë u emërua edhe këshilltar i pavarur i presidentit Volodimir Zelensky.

()

Arena e Lajmit

Shevchenko zgjidhet president i Federatës së Ukrainës, urimi i parë vjen nga Milan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook