ZYRTARE/ Një argjentinas për kampionët e Europës, Manchester City mendon për të ardhmen

Claudio Echeverri do të jetë futbollist i Manchester Cityt duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Klubi kampion i Europës ka zyrtarizuar mesfushorin, i cili vjen nga River Plate, me një marrëveshje që pritet të zgjasë deri në vitin 2028. Ky operacion i ka kushtuar arkave të “Qytetarëve” 12.5 milionë funte.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi përfunduar nënshkrimin e Claudio Echeverrit nga River Plate. Claudio ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2028, por do të qëndrojë në River përpara se të transferohet në “Etihad” në janar të vitit të ardhshëm”,- shkruan klubi.

18-vjeçari ka luajtur në Argjentinë për River Plate 2 në Reserve League ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrës së parë në Liga Progesional . Në total, futbollisti ka zhvilluar 23 paraqitje për U-17-at e Argjentinës, duke shënuar 13 herë.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Një argjentinas për kampionët e Europës, Manchester City mendon për të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook