“Forma më e përhapur e abuzimit në botë”, Balla mesazh policisë për rastet e dhunës në familje: Të rritet forca zbuluese dhe reaguese. Vajzat dhe gratë…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me tre raste të dhunës në familje të ndodhura në Tiranë dhe Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla u shpreh se do të vijojë me kërkesat për policinë që të rritet forca zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Reagimi:

🇦🇱 Policia e Shtetit 📍Tiranë dhe Shkodër kanë identifikuar tre raste të rënda dhune në familje, duke ndaluar menjëherë autorët. Do të vazhdoj t’i kërkoj Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

Arena e Lajmit

“Forma më e përhapur e abuzimit në botë”, Balla mesazh policisë për rastet e dhunës në familje: Të rritet forca zbuluese dhe reaguese. Vajzat dhe gratë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook