Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Personi që do financonte djegësin, i arrestuar në SHBA për mashtrim

Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat denoncoi sot një tjetër skandal që lidhet me inceneratorin e Tiranës.

Këlliçi u shpreh se personit, të cilit i ishte kërkuar financim për inceneratorin e Tiranës, është arrestuar në SHBA për mashtrim financiar. Më tej ai u shpreh se “i bëj thirrje urgjente drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të shfrytëzojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare piramidale.”

Deklarata e plotë e Këlliçit:

Më datë 21 mars të vitit 2023, kam bërë publike disa dokumente në lidhje me mungesën e fondeve për financimin e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranes.

Kur u miratua kjo kontrate koncensionare, sipas propozuesve përfitimi kryesor i shtetit ishte se kjo kompani, zotëronte me kapitale të sajat 140 milionë euro, mjaftueshëm për të ndërtuar inceneratorin të cilin shteti me fondet e tij, nuk mundej dot ta realizonte këtë vepër.

Me këtë argument u përzgjodh skema e PPP.

Por çfarë thonë dokumentet e publikuara nga ne?

Ne një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022, kompania mëmë në Hollandë ‘Geogenix BV’, i drejtohet Ethos Asset Management INC, me adrese San Diego Kalifornia, përfaqësuar nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur “Project summary”, ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e Inceneratorit në Landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e pare është 28 milionë euro, nga te cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera.

Kur kam bërë këtë denoncim, i jam drejtuar jo vetëm organeve ligjzbatuese, por edhe qeverisë shqiptare për të prishur këtë kontrate, pasi ishte e miratuar mbi fakte të rreme dhe dokumente te falsifikuara.

Por çfarë ka ndodhur 8 muaj pas denoncimit tonë publik për këtë skemë mashtrimi?

Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim.

Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations.

Kompania mëmë në Holande e Inceneratorit fantazme, “Geogenix”, tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29 vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Grupi i Eksperteve pranë PD, po vazhdon të analizojë shumë dokumente të reja për këtë çështje. Në ditët në vijim, ne do të bëjmë transparencë për fakte dhe dokumente të reja. SPAK nuk mundet më të fshihet dhe të bëjë sehir për këtë aferë. Askush nuk do të kishte guximin të hynte në marrëdhënie te tilla financiare, pa garancinë e pagesave mujore, të cilën mund ta jepte fillimisht Edi Rama, e ndërkohe sot e jep këtë garanci i vetëm, Erion Veliaj.

Të mos harrojmë se vetëm para 1 muaji, në Buxhetin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj miratoi 12 milionë euro pagesë për Inceneratorin vetëm për vitin 2024.

I bej thirrje urgjente sot Drejtuesit te SPAK z. Altin Dumani, të shfrytezojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë, të nisë disa Letër Porosi, në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte të reja, për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare piramidale, e cila tashme është e faktuar përtej çdo dyshimi, që i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe kërkon të fusë në territorin shqiptar fonde, burimi i të cilave nuk dihet.

Arena e Lajmit

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Personi që do financonte djegësin, i arrestuar në SHBA për mashtrim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook