“Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?”Flutura Açka: Njëra palë është pro, tjetra do të ruajë karrigen e vet

TIRANE

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, u është drejtuar me një pyetje kolegëve të saj deputet, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, pas dështimit të mbledhjes së komisonit të Reformës Zgjedhore sot, e cila u mbajt më pas online.

“Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?”, shkruan ajo, duke theksuar se çdo deputeti duhet ti bëhet kjo pyetje publikisht, e të provohet para shqiptarëve se sa u vlen lëkura secilit.

Ajo shprehet se problemi i shqiptarëve nuk është nëse janë apo jo 140 deputetë në zgjedhjet e 2025, por problemi është të ketë mundësi të zgjedhë më të mirët, të ruhet shëndeti i demokracisë shqiptare.

DEKLARATA E PLOTE

Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?
Kjo është pyetja publike për çdo deputet të sotëm të Parlamentit shqiptar. Do t’i lutesha medias që t’ua bënte secilit prej nesh këtë pyetje publikisht.
Të provojmë para shqiptarëve se sa na vlen lēkura secilit.
Të gjitha fjalëritë e tjera – politike ose jo – janë garnitura fshehëse të thelbin të debatit. Njëra palë dëshiron t’i hapë dhe t’u japë mundësinë shqiptarëve të vendosin vetë për të votēbesuarit e tyre dhe pala tjetër që dëshiron të ruajë status quo-në, pra, karrigen e vet.
Jemi apo nuk jemi ne deputetë më 2025, nuk është problemi i shqiptarëve. Problemi i shqiptarëve është mundësia të zgjedhë më të mirët, të ruhet shëndeti i demokracisë shqiptare.
Të tjerat zgjidhen bashkë me çështjen themelore:
Vota e Diasporës, detyrim kushtetues
Heqja e herësit, detyrim kushtetues
1 zonë zgjedhore
Votim elektronik
Personalisht, edhe pse kam qenë në listë të sigurtë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, nuk kam qenë e qetë të vishja atë xhaketë të ngushtë votaah, që vinin prej atij sistemi të deformuar zgjedhjeje.
Ngaqë nuk e kam ditur atë kohë qartë thelbin e mënyrës së zgjedhjes, nëse listat e vitit 2025 nuk hapen, personalisht do të hezitoj të hyj në skenarin e zgjedhjeve të vitit 2021.
Status quo-ja é vitit 2021 është skenar për pushtet kryetarësh dhe i rrëmbimit të pushtetit të shqiptarëve.
Ata, shqiptarët, le të na heqin me votē të lirë!

Arena e Lajmit

“Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?”Flutura Açka: Njëra palë është pro, tjetra do të ruajë karrigen e vet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook