Erion Veliaj uron Talat Xhaferrin dhe Ali Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re për shqiptarët dhe historinë e RMV

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Talat Xhaferrin për emërimin si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Ali Ahmetin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ky vendim hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.

“Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferri, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon.

Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë! Urime”, shkruan Veliaj.

Arena e Lajmit

Erion Veliaj uron Talat Xhaferrin dhe Ali Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re për shqiptarët dhe historinë e RMV

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook