Inceneratori i Tiranase, Braimllari: PL do të vazhdojë misionin për llogaridhënie. Mungesa e transparencës tregon…

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat foli për inceneratorin e Tiranës.

Ai u shpreh se Partia e Lirisë do të vazhdojë pa u lodhur misionin e saj për transparencë dhe llogaridhënie, mision mbi të cilin jemi mandatuar në zgjedhjet vendore për t’i shërbyer qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës është tanimë simboli i abuzimit, korrupsionit dhe mungesës së shërbimit ndaj qytetarëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka humbur funksionin e tij për t’i shërbyer qytetit dhe qytetarëve.

Fokusi i tij kryesor është pastrimi i parave të pista nëpërmjet ndërtimit, abuzimi me drejtoritë e bashkisë që ai ka në varësi dhe megaafera e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Partia e Lirisë ka denoncuar prej kohësh aferën e inceneratorit të Tiranës, pastrimin e parave të pista nëpërmjet ndërtimit, abuzimin e vartësve të Erion Veliajt.

Partia e Lirisë në vazhdimësinë e misionit të saj për transparencë dhe llogaridhënie ka dërguar disa shkresa ‘Kërkesë për Informacion’, drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe për më shumë se tre muaj ende nuk kemi asnjë përgjigje në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe mbi përdorimin e taksave dhe tarifave vendore.

Mungesa e transparencës nga ana e Erion Veliajt tregon përfshirjen e tij të drejtëpërdrejtë në megaaferën e inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj është ideatori, zbatuesi dhe urdhëruesi i skemës korruptive të inceneratorit të Tiranës. Firma e Erion Veliajt në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak i hapi rrugën koncesionit të inceneratorit që nuk ekzsiton.

Erion Veliaj me autoritetin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë disa urdhra të njëpasnjëshëm mbi procedurat e Inceneratorit të Tiranës. Erion Veliaj ka anashkaluar korrespondencat midis institucioneve mbi dërgimin e përfaqësuesve në njësinë e zbatimit të projektit për inceneratorin e Tiranës, sepse ka qenë i vetëdijshëm për moszbatimin e projektit dhe për mosekzistencën e inceneratorit.

Partia e Lirisë do të vazhdojë pa u lodhur misionin e saj për transparencë dhe llogaridhënie, mision mbi të cilin jemi mandatuar në zgjedhjet vendore për t’i shërbyer qytetarëve. Erion Veliaj duhet të ketë guximin të përballet me drejtësinë dhe jo të fshihet pas drejtorëve që kanë zbatuar porositë e tij.”, u shpreh nënkryetari i PL-së.

()

Arena e Lajmit

Inceneratori i Tiranase, Braimllari: PL do të vazhdojë misionin për llogaridhënie. Mungesa e transparencës tregon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook