“Ngërçi Greqi-Shqipëri, në dorë të Ramës”, Dule për “çështjen” Beleri dhe “acarimin” mes palëve: Po i ndalohet e drejta Kushtetuese, ka vullnet por…

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News24, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ndër të tjera foli për çështjen e Fredi Belerit si dhe ngërçet politike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai tha se Belerit po i ndalohen të drejtat Kushtetuese, ndërsa shtoi se sa i takon rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, që sipas tij në këto momente janë të acaruara, është në dorën e Ramës për t’u zgjidhur.

“Jam në pozitën e pakëndshme që të përligjem në denoncimet e para. Bleri është kryetari i zgjedhur i një bashkie, pra ka disa të drejta kushtetuese, të cilat prevalojnë mbi çdo ligj tjetër. Është Kushtetuta.

Beleri është i padënuar, prezumohet i pafajshëm dhe Kushtetuta thotë se ai që zgjidhet në krye të bashkisë, ratifikohet nga gjykata e faktit, dhe ai betohet. Kjo e drejtë është privuar me një ligj të tretë. Nuk mund të ndalohet një e drejtë kushtetuese me një ligj të nivelit të tretë”, tha ai.

“Marrëdhëniet duhet t’i shohim në disa nivele. Marrëdhëniet njerëzore është niveli i parë. Së dyti marrëdhëniet ekonomike, që nuk janë në nivelet e mëparshme. E treta marrëdhëniet politike, që janë në një moment acarimi, që ndodh për shkak të qëndrimeve të Ramës”, deklaroi Dule.

Por sa afër është një zgjidhje mes dy palëve dhe a mund të kapërcehen ngërçet?!

“Është vullneti i Ramës. I paraprin gjyqësorit para çdo vendimi. Çështja zgjidhet duke respektuar ligjet. Nëse do Rama, zgjidhet…. Shikoj se ka vullnet në shumë qeliza të jetës publike të dy vendeve, dhe kjo kapërcen vullnetet e lidershipeve që janë të përkohshme”, shtoi Dule.

Dule, i pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, iu përgjigj pyetjes lidhur me njohjen e minoriteve nga ana e Greqisë në tokën helene. Sipas tij Greqia i njeh dhe i zbaton të drejtat e monoriteteve në këtë shtet, ndërsa shtoi se akuzat që bëhen në këtë drejtim janë teori konspirative.

“Greqia nuk është se nuk njeh minoritetet, i njeh dhe i respekton prej dekadash minoritetin fetar mysliman në Greqi. Ky nuk është vendim i Greqisë por është konventë ndërkombëtare. Të gjitha këto janë teori konspirative. Nuk është pale për të drejtat e minoriteve Greqia, siç është Franca, por ka politika të ndryshme dhe zgjidhen politika të ndryshme. Greqia ndihmon minoritetin grek në Shqipëri. Që në momentet e para ka pasur trajtim favorizuar në lidhje me bizat, më pas u bënë më afatgjata, pastaj kaloi dhe nënshtetësi. Po ashtu ka pasur ndihmë në sistemin arsimor dhe kulturor. Pra ka ndodhur dhe vazhdon të ekzistojë ky interesim”, tha ai.

 

Arena e Lajmit

“Ngërçi Greqi-Shqipëri, në dorë të Ramës”, Dule për “çështjen” Beleri dhe “acarimin” mes palëve: Po i ndalohet e drejta Kushtetuese, ka vullnet por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook