VIDEO/ Real Madrid “abonohet” me përmbysjet, Vinicius dhe Tchouameni vendosin ndaj Las Palmas

Reali bën…Realin. Sërish fitore, sërish me përmbysje. Los Blancos tregojnë karakter në fushën e Las Palmas, pasi triumfuan 1-2. Vendasit nga “Estadio de Gran Canaria” realizuan të parët me Javier Munoz në minutën e 53-të.

Vinicius i hapi rrugë përmbysjes së madhe teksa barazoi shifrat në të 65-tën. Tchouameni u shndërrua në hero për ekipin e Ancelottit, 5 minuta nga fundi. 8 minutat shtesë nuk prodhuan gol, pavarësisht rasteve. Real Madrid kryeson kampionatin me 54 pikë, ndeshja e radhës është ndaj Getafes.

Las Palmas renditet në vendin e tetë me 31 pikë, sfida e radhës është ndaj Granadas.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Real Madrid “abonohet” me përmbysjet, Vinicius dhe Tchouameni vendosin ndaj Las Palmas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook