Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me zyrtarë të policisë së Durrësit duke kryer analizën vjetore të këtij departamenti.
Balla kërkoi rihetim të 50 ngjareve të rënda kriminale të ndodhura në qarkun e Durrësit në 30 vitet e fundit sipas raportimit të gazetares Klodjana Haxhiaj për .
“Pjesë e analizës sot në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ishte edhe rihapja e dosjeve të vejtra të cilat janë mbi 50 ngjarje të rënda kriminale, por edhe intensifikimi i punës së përditshme të policisë për arrestmin e 560 personave të shpallur në kërkim”, u shpreh Balla.