Uzuni bën mëkat, sulmuesi humbet penallti ndaj Getafes

Granada pëson disfatë 2-0 nga Getafe në Coliseum Stadium,  duke vazhduar kështu me rezultatet negative. Ekipi i Jose Bordalas Jimenez zhvilloi një pjesë të parë pozitive, ku u takua me golin dy herë. Greenwood dhe Mayoral elektrizuan stadiumin me golat e tyre, saktësisht në minutë ne 21-të dhe 36-të.

Mysafirët mund të dërgonin shifrat në 2-1, nëse Myrto Uzuni do tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi i Kombëtares u ndal nga shtylla, sakaq rezultati i ndeshjes nuk do ndryshonte deri në fund.

Getafe merr më në fund frymë lirshëm, mesi i tabelës i shkon përshtat objektivave të klubit. Në krahun tjetër,  katër humbje në pesë ndeshjet e fundit për Granadën bën që skuadra të jetë e parafundit.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Uzuni bën mëkat, sulmuesi humbet penallti ndaj Getafes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook