Mesfushori Agon Elezi ka firmosur me klubin e Bochum në Bundesligë. Djaloshi i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në sezonin 2019-2020 me Skënderbeun në Kategorinë Superiore, që pas asaj eksperience kishte luajtur në Kroaci me klubin e Varazhdin. Meqë ai nuk kishte pranuar të rinovonte kontratën që mbaronte në fund të këtij edicioni, klubi e kishte çuar të stërvitej me ekipin e të rinjve që në nëntor, ndërsa gjatë janarit ia kishte ofruar klubeve të ndryshme.
Në fund, kishte ardhur një ofertë e papritur nga Bochumi në Gjermani, që ka vlerësuar cilësitë e mesfushorit i cili ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e Maqedonisë së Veriut gjatë karrierës së tij. Pas këtij transferimi, padyshim Elezi pritet të jetë më rregullisht në planet e ekipit përfaqësues.