Ministri Mete takon Menaxherin e Bankës Botërore dhe ekipin e sektorit financiar, diskutohet rritja e aksesit në financë

Ministri i Financave, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas, së bashku me ekipin e BB për Sektorin Financiar.

Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe asistencës së Bankës Botërore në drejtim të zgjerimit të aksesit në financë, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Palët theksuan rëndësinë e rritjes së edukimit financiar dhe aksesit në financë, si dhe ranë dakord të vijojnë diskutimet në drejtim të gjetjes së mundësive për të lehtësuar financimin për fermerët dhe NMVM-të.

Lidhur me këtë, palët diskutuan rreth instrumenteve alternative të financimit, si edhe mundësitë për zgjidhje inovative për mobilizimin e financave të gjelbra dhe dixhitale.

Në lidhje me edukimin financiar, në takim u theksua rëndësia e zbatimit të programeve gjithëpërfshirëse të edukimit financiar të përshtatura posaçërisht për fermerët dhe NMVM-të. Përmes këtyre programeve synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive financiare për të marrë vendime të informuara financiare.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi përdorimin e mjeteve dhe instrumenteve të gjelbra, si “bondet e gjelbra” si mundësi financimi për të mbështetur projekte të qëndrueshme në peshkim, pylltari e bujqësi.

Arena e Lajmit

Ministri Mete takon Menaxherin e Bankës Botërore dhe ekipin e sektorit financiar, diskutohet rritja e aksesit në financë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook