Është ndarë sot nga jeta në moshën 76 vjeçare diplomati dhe gazetari Fatmir Kumbaro.
Fatmir Kumbaro lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1948.
I diplomuar për jurist ai kreu detyra të rëndësishme në fusha të ndryshme.
Kumbaro ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës në fakultetin juridik, ishte gazetar në gazetën ‘Zëri i Popullit’, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit në vitin 1991, më pas ambasador i Shqipërisë në Maqedoni e Bullgari, anëtar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Kumbaro gjithashtu ka mbajtur dhe detyra të tjera të rëndësishme në Partinë Socialiste të Shqipërisë.