Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një elektricist ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa po punonte në një shtyllë.
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën
Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.