Gjenden mbi 120 kg drogë në kufirin shqiptaro-malazez, si u pikasën nga policia një çantë e dy thasë

Policia kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar rreth 129 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-malazez në Godinje, komuna e Tivarit.

Sipas burimeve policia kufitare ka kontrolluar zonën në qytetin e Godinjës dhe kanë gjetur një veturë me targa të Podgoricës në të cilën kishte një çantë dhe dy thasë.

Nga ndërmarrja e masave dhe veprimeve të mëtejshme konform ligjit, në bashkëpunim me punonjësit e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug”, Departamenti i Sigurisë së Tivarit, u konstatua se në çantën dhe thasët në fjalë gjenden 129 pako me përmbajtje që dyshohet se janë lëndë narkotike marijuanë, me peshë totale 128.8 kilogramë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Në vijimësi të aktiviteteve të mëtejshme, punonjësit e Sektorit për luftën kundër krimit në bashkëpunim me

efektivët e Sektorit të Policisë Kufitare kanë ndërmarrë masa dhe veprime me qëllim përcaktimin dhe identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në kontrabandën dhe transportimin e këtyre lëndëve narkotike”, thotë policia.

Arena e Lajmit

Gjenden mbi 120 kg drogë në kufirin shqiptaro-malazez, si u pikasën nga policia një çantë e dy thasë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook