Armando Broja mund të largohet së shpejti nga Chelsea. Sulmuesi shqiptar, forma e të cilit është kushtëzuar edhe nga dëmtimet, numëron 694 minuta në fushë, në 19 ndeshje. Për këtë arsye, blutë e Londrës shohin si opsionin më të mirë ndarjen e rrugëve.
Në orët e fundit, sipas Sky Sports UK, Fulham ka shprehur interesim për yllin kuqezi duke trokitur në derën e Boehly, por për momentin kushtet e Chelseat duken të vështira për t’u pranuar.
Aktualisht, ka shumë distancë mes kërkesës dhe ofertës. Klubi i Chelseat është i hapur për shitje përfundimtare, ashtu siç preferon Fulham, por këta të fundit dëshirojnë të paguajnë sa më pak të jetë e mundur.
Sot dhe nesër në mbrëmje, dy ditët e fundit të negociatave, mund të ketë bisedime të reja për të parë nëse zgjidhet ngërçi, por në këto çaste duket se nuk ka vend për manovrim, pavarësisht dëshirës për shitjen e Brojës.
(J.S/)