Mediat kryesore greke kanë publikuar ditën e sotme lajmin për ndalimin në aeroportin e Athinës të një shqiptari të shpallur në kërkim nga ky shtet, që rezulton se bëhet fjalë për Ralf Ferukun.
Në njoftimin e policisë greke thuhet ndër të tjera se 48-vjeçari u ndalua sapo ka mbërritur në aeroportin e kryeqytetit grek, e më pas është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, me urdhër arresti për “vrasje me qëllim” dhe “shpërthim eksplozivi”.
Pas pasqyrimit të këtij lajmi edhe në mediat shqiptare, Ralf Feruku ka reaguar për “”.
Në një komunikim me redaksinë e “” ai tha se nuk është ndaluar dhe as arrestuar, por është kthyer vetë, pasi ka pasur një thirrje nga Prokuroria greke, lidhur me hetimet për vrasjen e Aleks Rapos në vitin 2014.
Sipas pretendimeve të Feruku, ai është thirrur si dëshmitar në Prokurori dhe më pas është lënë i lirë.
“Erdha vetë në Greqi, pasi kisha një fletëthirrje nga Prokuroria, ku më pyetën si dëshmitar dhe më thanë nëse e njoh Aleks Rrapon. Unë Aleks Rrapon e kam pasur kushëririn e gruas. Unë jam i lirë dhe nuk jam i përfshirë në ngjarje kriminale. Nuk kam ardhur më parë sepse kam pasur expuls. Pasi jam marrë në pyetje si dëshmitarë, jam larguar dhe jam i lirë”, tha Feruku për “”.