“Ndodhi për motive të dobëta”, ish-drejtuesi i Policisë për vrasjen e Liridona Ademajt: Xhelozia dhe tradhtia, shkaku kryesor

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth hetimit të vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë.

Hajdarmataj u shpreh se në aspektin e hetimit kjo çështje tanimë është e mbyllur, ndërsa shtoi se beson se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta.

Sipas tij motivi kryesor mund të jetë xhelozia ose tradhtia brenda çiftit.

“Mendoj se kjo çështje është e mbyllur tashmë në aspektin e hetimit. Në fund të fundit mendoj se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta. Besoj se ka një farë ngarkese edhe nga faktorë të jashtëm, për shembull tradhtia mund të shihet pak më ndryshe në krahina të ndryshme. Rrethanat mund të ndryshojnë edhe nga trysnia e rrethit shoqëror. Motivet besoj janë xhelozia ose tradhtia nga ajo që shohim”, tha ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

“Ndodhi për motive të dobëta”, ish-drejtuesi i Policisë për vrasjen e Liridona Ademajt: Xhelozia dhe tradhtia, shkaku kryesor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook