Përplasje totale, Inter-Juve është dhe sfidë Martinez-Vlahovic, dy “bomberat” e momentit

Të dielën në “San Siro” luhet një pjesë titulli në Serie A. Inter-Juve është një sfidë mes dy “bigëve” të futbollit italian, por një sfidë brenda sfidës është edhe ajo ndërmjet Martinez dhe Vlahovic, dy protagonistë absolut, dy sulmuesit më në formë për momentin. “Demi” po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë, 19 gola dhe 4 asiste në Serie A, argjentinasi po udhëheq Inter si kapiten në këtë sezon ku ziklatërit kërkojnë yllin e dytë në fanellë.

Lautaro Martinez
Lautaro Martinez

Në tre ndeshjet e fundit, Martinez ka shënuar 4 gola, gjithashtu vendosi edhe finalen e Superkupës. Ashtu si Inzaghi, edhe Allegri mund të mbështetet qetësisht te “bomberi” i tij, Dusan Vlahovic.

Vlahovic
Vlahovic

Ndryshe nga Martinez që ka qenë konstant në paraqitjet e tij këtë sezon, Vlahovic ka kapur tani formën e tij më të mirë, më në fund serbi ka lënë pas problemet fizike dhe po rikthehet të udhëheq Juven. Në 20 ndeshje, Vlahovic ka shënuar 12 gola, por vetëm në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar 6 gola. Asnjë sulmues në Evropë nuk ka pasur rendiment më të mirë se sa Vlahovic në 2024. Dy sulmuesit ishin protagonist edhe në sfidën e parë ndërmjet Juves dhe Inter, kështu pritet të jetë edhe më 4 shkurt.

()

Arena e Lajmit

Përplasje totale, Inter-Juve është dhe sfidë Martinez-Vlahovic, dy “bomberat” e momentit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook