ZYRTARE/ Juventus forcën mesfushën, nënshkruan me lojtarin që vjen nga skuadra angleze

Juventus ka huazuar Carlos Jonas Alcaraz nga Southampton, deri më 30 qershor 2024. Lajmi është bërë publik nga klubi bardhezi, me një postim në rrjetet sociale.

“Carlos Jonas Alcaraz është një lojtar i ri i Juventusit, i cili vjen si huazim nga Southampton deri më 30 qershor 2024” – Shkruan klubi. Mesfushori argjentinas ka luajtur më parë për Racing Club në vendin e tij, ndërsa prej dy sezonesh ishte pjesë e ekipit nga Southampton.

Për huazimin e tij, torinezët e Juventusit kanë paguar 3.7 milionë euro. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij, me të besuarit e Max Allegrit që synojnë titullin kampion. Alcaraz do të bashkohet shumë shpejt me skuadrën, për të nisur menjëherë stërvitjen.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Juventus forcën mesfushën, nënshkruan me lojtarin që vjen nga skuadra angleze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook