80 vjetori i gjenocidit çam, drejtuesi i fondacionit ‘Çamëria’: Greqia “sponsorizon” heshtjen për këtë çështje

Alket Veliu, drejtuesi i fondacionit ‘Çamëria’ në një lidhje për News 24 në kuadër të 80 vjetorit të gjenocidit çam, tha se Greqia “sponsorizon” heshtjen për këtë çështje ndërsa qeveritë shqiptare nuk e kanë në agjendën e tyre.

“Nga pala greke nuk kemi asnjë shenjë që mund të ketë një njohje të këtij gjenocidi. Ata deri më tani e ka mohuar, ndërkohë që kemi ende dëshmitarë të gjallë. Kemi një heshtje totale, heshtje e cila kërkohet nga shteti grek dhe po zbatohet edhe në Shqipëri. Asnjë qeveri nuk e ka shtruar dhe nuk e ka pasur çështjen çame në tavolinën e bisedimeve me Greqinë.

Pala greke kërkon heshtje ndërsa qeveria shqiptare nuk ka gjetur kurajën ta shtrojë këtë temë. Çështja çame ka të bëjë me një të drejtë ndërkombëtare. Nuk mund të mendoj që çështja çame të përdoret për konsum politik dhe duhet të jetë në diskutim me Greqinë në ditë të mira dhe të këqija. Ne kemi njerëz të mbijetuar që e kanë parë me sytë e tyre atë gjenocid. Ata kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ne nuk po kërkojmë ndryshim kufijsh. Është një çështje që kërkon gjithmonë diskutim midis dy palëve”, tha Veliu.

 

 

Arena e Lajmit

80 vjetori i gjenocidit çam, drejtuesi i fondacionit ‘Çamëria’: Greqia “sponsorizon” heshtjen për këtë çështje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook