Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur rreth vizitës së delegacionit të Parlamentit shqiptar në SHBA.
Zekthi u ndal te takimi që pati Gazment Bardhi me të Dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, duke thënë se ishte një takim rutinë që e kanë zhvilluar edhe deputetët e tjerë.
Sakaq, ai u shpreh se Bardhi pretendon se është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe figura që përfaqëson PD-në.
“Gazment Bardhi pretendon se është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe se ky është figura përfaqësuese e PD. Ky ka shpikur një teori politike që mosbindjen civile e bën ky, mosbindjen civile e bën populli. Takimi i Bardhit me Escobar është thjesht rutinë, sic janë takuar edhe deputetët e tjerë të delegacionit të parlamentit. Pse po të ishte Flutura Açka do e nxirrte nga zyra Escobar”, u shpreh ai.