Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se pati nderin që sot të ishte pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit në Washington DC.
Ajo shkroi se ishte kënaqësi e veçantë të dëgjonte fjalimin e Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili ndër të tjera i vuri theksin thirrjes për solidaritet, paqe dhe unitet mes kombeve.
“Sot në Washington DC, pata nderin të bashkohesha në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, së bashku me shumë kolegë e miq nga 127 vende të botës.
Një kënaqësi e veçantë të dëgjoja fjalimin e Presidentit të SHBA, z.Joe Biden, i cili ndër të tjera i vuri theksin thirrjes për solidaritet, paqe dhe unitet mes kombeve.
Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithnjë busulla e demokracisë, si partneri ynë strategjik, duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta dhe një të ardhmeje më të ndritshme”, shkroi Xhixho në Facebook.