Kreu i qeverisë është mbledhur sot në një tryezë me përfaqësuesit e sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech.
Në fokus të këtij takimi është nevoja për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare.
“Ofrimi i më shumë zgjidhjeve alternative në fushën e pagesave mundëson uljen e kostove të transaksioneve, të informalitetit dhe të qarkullimit të parasë dorë më dorë”, shprehet ndër të tjera kreu i qeverisë.
Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se bankat duhet të jenë tashmë në nivelin e lartësisë së sfida që është Shqipëria, për të “shkëlqyer në Europë”.
“Të kërkojmë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide, që është sfida e Shqipërisë. Një sfidë shumë e vështirë, që duhet të shkëlqejë në Europë. Teknologjia aq sa në jep mundësi të përshpejtojmë progresin, na bën që çdo ditë që humbasim na lë shumë më pas”, tha Rama.