“GJK vendosi riçeljen e seancës”, Zhupa për “Butrintin”: Raporti i UNESCO-s iu fsheh nga qeveria. Beteja e gjatë…

Deputetja e partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese vendosi riçeljen e seancës pas kërkesës për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare fsheh.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se duke marr raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për Butrintin!
Gjykata Kushtetuese vendos riceljen e seancës pas kërkesën tonë për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare fsheh.
Pasi mora konfirmimin nga UNESCO që ata e kanë dërguar raportin dhe se pala shqiptare fsheh raportin e tyre mbi Butrintin, ju drejtova Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për marrjen e raportit dhe riceljen e seancës plenare. Qeveria nuk kishte nguruar të shkelte vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të sjell të gjitha komunikimet por edhe të mashtronin publikisht në proces gjyqësor për këtë raport.
Duke marr raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit.
Seanca e rradhës mbi bazë dokumentacioni do na njoftohet, pasi të merret raporti dhe të shprehemi me shkrim për të.
Një betejë e gjatë por me të drejtën nga ana jonë do triumfojmë, sepse Butrinti është mbrojtja e identitetit, trashëgimisë, historisë shqiptare.

Arena e Lajmit

“GJK vendosi riçeljen e seancës”, Zhupa për “Butrintin”: Raporti i UNESCO-s iu fsheh nga qeveria. Beteja e gjatë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook