TIRANE
Iute, kompania fintech estoneze, ka emetuar sërisht obligacione me ofertë private, duke arritur vleren e emetimit 2.7M euro. Kjo shume e emetuar nga ky obligacion tregon besueshmërinë që kjo kompani gëzon në sytë e investitorëve shqiptarë, por ajo flet edhe për një trend pozitiv për vetë ekonominë shqiptare dhe diversifikimin e mjeteve të investimit.
Për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi, ne kemi zhvilluar një intervistë me dy nga njerëzit kryesorë pas këtij operacioni në iute. Ata janë drejtuesit e departamenteve te finances dhe te riskut perkatesisht Z. Ervin Pecuni dhe Znj. Alma Hasanaj.
Pyetje: Ervin, për lexuesit tanë që mund të mos jenë të njohur, a mund të shpjegoni fillimisht se çfarë është një obligacion?
Ervin Pecuni:
Një obligacion është një titull borxhi ku një kompani merr hua nga investitorët, qoftë përmes ofertes publike ose asaj private, dhe premton të paguajë interes periodik dhe ne fund te afatit te maturimit kryen kthimin e shumës së principalit te investuar. Gjithashtu ne kendveshtrimin e nje investitori ai eshte një instrument investimi i cili i siguron kthime me nje interes te caktuar.
Pyetje: Ervin, pse vendosi iute të ndërmerrte këtë operacion në këtë moment?
Ervin Pecuni:
Ky operacion është rezultat i një planifikimi dhe koordinimi të gjatë dhe rigoroz me disa organe rregullatore sikurse jane AMF dhe BSH. Iute, per të siguruar fondet e nevojshme për ofrimin e kredive dhe shërbimeve mikrofinanciare duke lehtësuar rrjedhimisht edhe operacionet dhe të përditshmen e klientëve te saj, perkrah alternativave si huamarrje ne bankat e nivelit te dyte apo ne tregjet financiare nderkombetare, kreu per te dyten here edhe emetimin e obligacioneve me oferte private ne tregun shqiptar.
Kjo praktikë e sigurimit te fondeve synohet te jete nje nga burimet tona te rendesishme, njësoj sikurse grupi IUTE emeton obligacione te listuara në bursën e Frankfrutit, ku tashme ka nje eksperience te konsoliduar ne kete drejtim dhe herë pas here ne varesi te nevojave siguron fonde dhe investitorë.
Pyetje: Po për njerëzit e thjeshtë, cfarë do të thotë ky operacion?
Ervin Pecuni:
Përtej të qenit një instrument borxhi per kompanine, per njerezit e thjeshte obligacioni paraqet edhe një alternativetë re investimi. Është një mundesi për individet te cilet kane gjendje fonde te lira, që të kontribojne në rritjen dhe suksesin tonë duke perfituar edhe kthimin nga ky investim
Pyetje: Ervin, shpesh here njerëzit konfuzohen mes obligacionit dhe bonos së thesarit. A mund të na shpjegosh ku është dallimi mes tyre?
Ervin Pecuni:
Nje obligacion emetohet si nga kompani, sikurse Iute, por edhe nga shteti ne rastin e titujve shteteror. Bonot e thesarit ne ndryshim nga Obligacionet emetohen nga shteti dhe kane maturitet me te vogel se nje vit. Ne te gjitha rastet qellimi i perbashket eshte sigurimi i fondeve nga investitoret e mundshem, por subjektet qe kryejne emetimin (private/ publike) dhe qëllimet e perdorimit ndryshojnë. Në përgjithësi emetimet e obligacioneve te kompanive, qoftë me ofertë private apo publike, janë më tërheqëse dhe parashikojnë një periudhë maturimi dhe shlyerje më të shkurtër.
………………………………………
Një dimension I rëndësishëm i këtij operacioni financiar është edhe elemnti i riskut për investitorët. Për këtë temë diskutuam me Znj. Alma Hasanaj, drejtuesja e Riskut pranë Iute.
Pyetje:
Alma, Çfarë do të thotë ky operacion ne kontekstin e menaxhimit te përgjithshem të riskut te kompanisë?
Alma Hasanaj:
Ky operacion i emetimeve të obligacioneve me ofertë private është një dëshmi e besimit që investitorët shqiptarë kanë në iute. 2.7 milionë euro fonde te siguruara nga investitoret përforcojnë besimin ne stabilitetin tonë financiar, në operacionet tona të biznesit si edhe besimin ne planet strategjike dhe te ardhmen tone. Ky besim ne gjykimin tim si pjese e ekipit drejtues, eshte mese i merituar bazuar ne menyren dhe strukturen e qeverisjes korporative ne te cilen Iute organizohet. Eshte pergjegjesi e ekipit drejtues për përcaktimin dhe ekzekutimin e strategjisë së korporatës, menaxhimin e rrezikut, auditimin dhe funksione të tjera mbikëqyrese te shoqerise dhe ky proces eshte i vazhdueshem dhe realizohet ne menyre sistematike ne iute.
Pyetje:
Alma, a mund të na tregoni mbi procesin e ofrimit të një obligacioni përmes një oferte private? Si krijohet dhe miratohet ky lloj obligacioni?
Alma Hasanaj:
Sigurisht. Procesi është rigoroz dhe mund të zgjasë ne kohe ne varesi te kerkesave qe rregullatoret mund te parashtrojne, pavaresisht se teorikisht eshte nje proces i shpejte . Dokumenti kryesor me te cilin prezantohet kompania eshte Akt Oferta, ne te cilen pasqyrohet cdo informacion i nevojshem per investitoret i cili duhet te jete i plotë dhe i vërtetë. Ky prospekt, bashke me dokumentacionin shoqerues dorëzohet ne Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare , e cila pasi kryen verifikimet ne lidhje me përputhshmërinë me kërkesat rregullatore, pasi keshillohet edhe me autoritetin tone te mbikeqyrjes merr vendimin perfundimtar për regjistrimin e akt-ofertës.
Pyetje:
Transparenca është thelbësore në marrëdhëniet financiare. Sa transparent jeni në lidhje me rreziqet që lidhen me këtë ofertë?
Alma Hasanaj:
Transparenca e shoqeron kete operacion nga fillimi e deri ne fund. Që ne momentin fillestar kur ne hartojme akt-oferten, rendisim ne menyre koncize te gjithe faktoret e riskut per obligacionin (instrumentin e borxhit) dhe per emetuesin (kompanine/ Iute), informacion te cilit investitori duhet ti kushtoje shume vemendje para se marre vendimin per te investuar.
Cdo informacion tjeter i prezantuar ne akt-ofertë përmban nje paraqitje të plotë dhe të vërtetë të aktiveve dhe pasiveve, fitimeve dhe humbjeve, gjendjes financiare dhe operacioneve të kompanise dhe nuk hiqen fakte apo të dhëna, të cilat mund të ndikonin në plotësinë dhe vërtetësinë e kësaj akt-oferte si edhe vendimin e investitoreve per te investuar.
Rezultatet historike te biznesit dhe strategjia e zhvillimit te kompanise ne te ardhmen si edhe norma e favorshme e interesit për një periudhe investimi 3-vjeçare e bëri kete propozim tërheqës për investitoret tanë.
Pyetja:
Së fundi, Alma, ka ndonjë plan për ta bërë publike këtë ofertë në të ardhmen?
Alma Hasanaj:
Ndërsa ky obligacion u ofrua privatisht, ne kemi plane për një operacion të ardhshëm ku obligacioni do të jetë nje instrument investimi i hapur për publikun e gjerë, duke zgjeruar mundësitë që më shumë investitorë të bashkohen rritjes dhe zhvillimit te metejshem te iute.
Kjo sfide dhe deshire e jona vjen ne linje me eksperiencen e Grupit Iute, i cili sikure u permend edhe me pare ka emetuar me sukses Obligacione korporative me oferte publike te listuara ne Bursen e Frankfurtit. Gjithashtu ne gjykojme qe ky objektiv i yni do te jete dhe do te pritet me pozitivitet pasi do te sherbeje edhe per zhvillimet e tregut te kapitalit ne vend.
Teksa iute regjistron një sukses “personal” në këtë drejtim, mbledhja e kësaj shume tregon edhe për një rritje gjithnjë e më të madhe të besueshmërisë të mikrofinancës, ku iute ka arritur të ruajë avantazhin teknologjik dhe të jetë e përditësuar me nevojat e klientëve, por edhe me kërkesat e investitorëve.