Shkodër, kalimi i punonjësve të mirëmbajtjes të teatrit “Migjeni” në një Institucion tjetër, debate në Këshillin Bashkiak

Kalimi i punonjësve të mirëmbajtjes të teatrit “Migjeni” dhe disa institucioneve të tjera në një ndërmarrje të vetme u kthye në një debat në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës. Këshilltarët e opozitës e cilësuan të gabuar termin shkrirje që është përdorur në shkresën zyrtare por nuk janë dakord as me ristrukturimin e ri….

Zëvendës kryetari i bashkisë Shkodër Onid Bejleri sqaroi se trupa artistike e teatrit “Migjeni” nuk preket dhe krijimi i drejtorisë së re lidhet vetëm me një mirëmenaxhim të godinave të disa institucioneve.

Më përpara një sqarim lidhur me diskutimet për këtë çështje të teatrit “Migjeni” bëri edhe vetë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i cili mungoi në këtë mbledhje duke thënë se transferimi i punonjësve të mirëmbajtjes në një drejtori ka të bëjë me një shërbim më të mirë për ndërtesat e institucioneve.

Arena e Lajmit

Shkodër, kalimi i punonjësve të mirëmbajtjes të teatrit “Migjeni” në një Institucion tjetër, debate në Këshillin Bashkiak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook