Ka nisur seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish- kryeministrit Sali Berisha, në kundërshtim të vendimit të SPAK për mos lejimin e pjesëmarrjes së tij në seanca plenare.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se avokatët e zotit Berisha kanë hyrë tashmë në sallë në pritje të nisjes së seancës.
“Në GJKKO ka nisur shqyrtimi i kërkesës së ish kryemoimnistrit Berisha, ku ka kundërshtur vendimin e SPAK për refuzimin ne këkrsës për pjesëmarrkje në seancë plenare. Vetë Berisha nuk ëhstë i prnaishëm në sallë po r po përfaqësohet nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi”, ka raportuar Lala.
Sali Berisha është marrë i pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.