Vjen zyrtarizimi, Hamilton pjesë e skuadrës italiane të Formula 1

Vjen zyrtarizimi. Skuadra e Ferrarit në Formula 1, ka bërë të ditur se Luis Hemilton do të bëhet pjesë e saj. Piloti britanik, ka vendosur që të largohet nga Mercedes pas këtij sezoni dhe t’u bashkohet italianeve për të provuar një herë njëvendshen e kuqe.

Fillimisht ishte skuadra e Mercedes e cila nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se Hemilton kishte aktivizuar një klauzolë të marrëveshjes mes palëve për të mbyllur në fund të këtij edicioni kontratën që kishte me këtë skuadër. Më pas, erdhi edhe konfirmimi nga Ferrari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Skuadra Ferrari është e lumtur të njoftojë se Luis Hemilton do të bashkohet me skuadrën në vitin 2025 me një kontratë shumëvjeçare”, shkruhej në këtë njoftim duke zyrtarizuar marrëveshjen.

 

Arena e Lajmit

Vjen zyrtarizimi, Hamilton pjesë e skuadrës italiane të Formula 1

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook