Një studim dhjetëvjeçar i qiellit gjatë natës ka zbuluar një lloj “ylli të ri” që astronomët e përshkruajnë atë si një top gjigand të kuq që lëshon re tymi.
Të vendosur afër galaktikës këta lloj yjesh janë joaktivë për shumë dekada dhe po zbehen derisa të jenë pothuajse të padukshëm përpara se të nxjerrin re tymi dhe pluhuri.
Gjatë studimeve, astronomët vënë re se këta objekte yjore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e disa elementeve në të gjithë universin.
Studiuesit i vëzhguan yjet e vjetër për herë të parë në sondazhin që përfshinte monitorimin e afro një miliard yjeve në dritën infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut.Vëzhgimet u kryen me teleskopin e detajuar i vendosur në një pikë të favorshme, në Andet e Kilit.
Qëllimi fillestar i ekipit ishte kërkimi i yjeve të porsalindur, të cilët janë të vështirë për t’u zbuluar, sepse ato qëndrojnë të errësuar nga pluhuri në Rrugën e Qumështit.
Philip Lucas, profesor i astrofizikës në “Universitetin e Hertfordshire” tregoi se dy të tretat e yjeve ishin të lehtë për t’u klasifikuar ndërsa pjesa tjetër ishte më e vështirë, kështu që ekipi përdori “Teleskopin Shumë të Madh të Observatorit Jugor Evropian”.
Ndërsa astronomët monitoruan qindra miliona yje, ata gjurmuan 222 të tjerë që përjetuan ndryshime të dukshme, ku 32 prej tyre ishin yje të porsalindur.
Arena e Lajmit