I zbulohet laborator droge dhe mbi 18 kg lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari shqiptari në Itali

ITALI

Një laborator për përgatitjen e heroinës u zbulua në San Severo nga policia e Komandës Provinciale të Foggia në Itali. Pronari një 40-vjeçar shqiptar, u arrestua dhe u sekuestruan mbi 18 kg lëndë narkotike së bashku me materialet dhe pajisjet e përdorura për ambalazhim.

Kontrolli nisi kur një patrullë civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime.

Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia ndoqi makinën deri në ‘Luisa Fantasia’ ku identifikuan drejtuesin. Më pas ata vendosën të kryejnë një kontroll më plotë në automjetin e 40-vjeçarit, ku u gjetën edhe celësat e një makine tjetër, e cila u gjet pak metra më larg.

Policia gjatë kontrollit në automjetgjeti 16.500 euro cash dhe blloqe heroine me peshë mbi 6 kg. Ndërsa gjatë kontrollit në banesës e tij u gjet një laborator droge dhe rreth 12 kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë, të cilat u sekuestruan.

Arena e Lajmit

I zbulohet laborator droge dhe mbi 18 kg lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari shqiptari në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook