Man.City qëndroi në heshtje në këtë merkato dimri, por në fund të këtij sezoni, e sigurt është që Pep Guardiola pret ndonjë dhuratë të çmuar. Joshua Kimmich është një nga emrat që pritet të jetë në qendër të merkatos, në një kohë kur për mesfushorin gjerman ka disa klube të interesua, ndërsa vetë lojtari ka refuzuar në më shumë se një herë opsionin për të rinovuar kontratën e tij aktuale me Bayern Munich.