Deputetja i PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, shprehet kundër aksionit opozitar, duke theksuar se “muskujt” nuk të çojnë askund.
“Parlamenti është vendi ku flitet, nuk është vendi ku luftojmë. Mazhoranca tregon muskujt dhe nga ana tjetër opozita duke bërë zhurmën tregon se mund të arrijë synimet. Duhet të ngeli në historinë politike Vranicki në vitin 1997 (Franc Vranicki, ish– i dërguari i OSBE-së), tha se këtu nuk ka engjëj dhe djaj, këtu janë të gjithë atë që unë nuk di.
Muskujt nuk të çojnë kurrkund në politikë. Edhe është provokuar situata që të shkojë deri këtu edhe nga krahu tjetër mjetet politike nuk përdoren por përdoren muskujt që nuk të çojnë kund. Në politikë bëhet me sensibilizim, aksione të forta, ngujime, me greva urie, pra me mjete të këtij lloji dhe mbi të gjitha të flitet vazhdimisht”, theksoi ajo.