Sulmet e SHBA në Irak dhe Siri, Tritan Shehu: Hap i domosdoshëm në përballje me ekstremistët

Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me sulmet e SHBA në Siri dhe Irak.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se sulmi ishte një hap i domosdoshëm në përballje me ekstremistët.

Postimi:
I gjithe solidariteti me ShBA!
Ndersa Rama e Qeveria shqiptare heshtin, ose e shumta bejne ndonje prononcim gjysmak.
Involvimi direkt i ShBA, duke goditur grupet terroriste ne Siri e Irak, eshte nje hap i domosdoshem dhe i dobishem ne ate perballje me ekstremistet.
Realisht ishte nje pergjigje e imponuar pas vrasjes prej frikacakesh te tre ushtareve amerikane, krejt jashte luftimeve keta.
Ashtu sic jane dhe sulmet Houth ndaj anijeve tregetare, sulme qe kane detyruar te pergjigjet koalicionin me lider ShBA, i krijuar ad hoc.
Eshte nje zhvillim, qe transmeton optimizem involvimi amerikan kunder autoreve te ketyre akteve kriminale.
Nje shperndarje dhe nivel sigurie per perballimin e ketyre agresioneve terroriste.
Qe vjen mbas nje humbje njerezore te ushtrise amerikane, por qe shenon nje perfshirje te tyre te pa zevendesueshme, ne situatat e komplikuara te asaj zone.
Situata qe nuk mund te zgjidhen pa rolin amerikan.
Si e tille eshte nje aksion, qe duhet te kete te gjithe solidaritetin e botes demokratike.
Dhe jo heshtjen apo mermeritjet sic po ben per te disaten here ne keto muaj Qeveria shqiptare.
Sikur dikush e ka zene peng dhe i mbyll gojen….

Arena e Lajmit

Sulmet e SHBA në Irak dhe Siri, Tritan Shehu: Hap i domosdoshëm në përballje me ekstremistët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook