Laçi dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë, Dinamo triumfon me “poker” dhe ëndërron Final 4

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Laçi dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 mes tyre. Një pikë që mban shkodranët në vendin e tretë, që nuk humbin prej 8 ndeshjesh radhazi. Nga ana tjetër, kurbinasit mbeten në mesin e renditjes, në zonën gri.

Vllaznia ishte më kërkuese në pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Por kur dukej se shkodranët mund të shënonin nga momenti në moment, ishte Laçi që në minutën e 38-të përfiton penallti.

Sobouejll del i vetëm përballë Qarrit dhe përplaset me të, me arbitrin që akordon akordon 11-metërtsh. Nga pika e bardhë Ujka nuk fal dhe 1-0 për kurbinasit. Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë. Në minutën e 50-të, Alivoda godet pas një topi të lënë në zonë, që devijohet nga Paulo Zhunior dhe më pas shkon në rrjetë, me rezultatin që barazohet në 1-1.

Në minutën e 66-të, Barjamaj pengohet në zonë dhe akordohet penallti. Por pas konsultimit me VAR anulohet gjithçka. Në minutën e 78-të Mala krijon një rast të artë për Vllazninë, godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë. Pavarësisht rasteve të tjera dhe 6 minutave shtesë, sfida përfundon në barazim.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, Dinamo fitoi me poker golash ndaj Erzenit në Rrogozhinë, duke marrë tri pikë të arta që bëjnë blutë të ëndërrojnë edhe një vend për në final 4. Dinamo shënoi dy herë për secilën pjesën, duk i dhënë një goditje të fortë shijakasve.

()

Arena e Lajmit

Laçi dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë, Dinamo triumfon me “poker” dhe ëndërron Final 4

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook