Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”. Policia bën me dije se shtetasi A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., dhe shtetësja Sh. M., 61 vjeçe ( pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit