“Aksioni do përshkallëzohet edhe brenda Parlamentit”, Noka tregon skenarët: Sot kemi dy beteja. Do shihni live…

Flamur Noka, në një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së PD, u shpreh se sot opozita do të bëjë dy beteja, një brenda parlamentit dhe një jashtë saj në protestë nga deputetët e përjashtuar.

“E dyta që diskutoi grupi është situata e agravuar në Parlament. Rama me veprimet e tij po kërkon të nënshtrojë opozitën e ta shkelë. Përjashtimi i deputetëve, 19 në seancën e fundit, tregon qasjen armiqësore ndaj opozitës. Për këtë kemi vendosur të thërrasim sot në orën 17:00 protestë për parlamentarizmin.

Sot në protestë gjithë deputetët e përjashtuar. Ne që ende nuk quhemi të përjashtuar do jemi brenda. Do kemi dy beteja sot, një në parlament dhe një jashtë tij”, tha ai.

Ai paralajmëroi p♪7rshkallëzim të aksionit në Kuvend, ndërsa nuk dha detaje pasi tha se gjithçka do shihet nga shqiptarët live.

Arena e Lajmit

“Aksioni do përshkallëzohet edhe brenda Parlamentit”, Noka tregon skenarët: Sot kemi dy beteja. Do shihni live…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook