Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse Hani Një Dardhë në Ditë

Dardha është një nga ato fruta që nuk zhgënjen kurrë.

Ajo është padyshim një nga frutat më të shijshme dhe plot lëng të verës por edhe më të pasurat në vlera.

Dardha është një burim i shkëlqyer i fibrës, beta karotenit dhe vitaminave B.

Ajo përmban gjithashtu minerale të rëndësishme e të dobishme për shëndetin e njeriut.

Arsyet Përse Dardha Është e Dobishme Për Rënien Nga Pesha

Të dhënat nga ku bazohet AgroWeb.org thonë se dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse: përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen.

Sipas tyre, dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fibrës.

Fibra ju mban të ngopur për shumë kohë dhe tretet ngadalë.

Një dardhë mesatare përmban 6 gramë fibër ose 24% të nevojës ditore të fibrës për një grua nën moshën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, një dardhë mesatare ofron 56 kalori, gjë që e bën atë jo vetëm një frut përmbushës në aspektin e urisë por edhe aleat në objektivin e rënies nga pesha.

85% e përmbajtjes së dardhës është ujë, një aspekt tjetër i rëndësishëm që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.

Fibra dhe uji përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin, duke eliminuar kështu fryrjen e pakëndshme të stomakut.

Njerëzit Që Hanë Dardhë Çdo Ditë Janë 35% Më Pak Të Rrezikuar Nga Mbipesha

Studimet e kohëve të fundit konfirmojnë se konsumi ditor i dardhës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të mbajtur peshën nën kontroll.

Të dhënat e një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka zbuluar se njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga obeziteti dhe mbipesha.

Ky zbulim i atribuohet faktit se dardha është e pasur me fibër, vitaminë C, magnez, bakër dhe kalium.

Veç kësaj, dardha është një frut që ul rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që pastron organizmin nga toksinat./AgroWeb.org

Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse Hani Një Dardhë në Ditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook