Greqi, arrestohet i shumëkërkuari nga Vlora. Kush është ai

Një 35-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Në pranga ka përfunduar Joni Idrizi është arrestuar në rrugën “Liosion 300” në Athinë teksa pinte kafe pranë një pike automjetesh.

Idrizi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata. Policia greke bën me dije se kërkimi nga policia shqiptare është për shkak të thyerjes së një mase sigurie të vendosur nga drejtësia.

Joni Idrizi rezulton i dënuar më parë në vitin 2012 si pjesë e një grupi kriminal në Vlorë që kryente grabitje me armë në banka, kazino e karburante. Vëllai i tij Nardi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjeç nga Vlora, kërkohet prej muajit dhjetor 2023 për plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta. Dy vëllezërve Idrizi, u është vrarë shumë vite më parë vëllai i tyre Leonard Idrizi, i cili ishte pjesë e bandës së “Çoles”.

Arena e Lajmit

Greqi, arrestohet i shumëkërkuari nga Vlora. Kush është ai

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook