I arrestuar në operacionin ‘Metamorfoza’, KLP promovon në detyrë bashkëshorten e ish-prokurorit Xhevahir Lita

KLP promovon në detyrë bashkëshorten e ish-prokurorit Xhevahir Lita, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ për lidhje me krimin e organizuar.

Besime Lita është emëruar këshilltare juridike pranë qeverisë së prokurorëve, ndërsa me herët mbante detyrën e drejtoreshës së burimeve njerëzore. KLP e kontaktuar nga News 24 për këtë çështje tha se procedura e ngritjes ne detyre e Besime Lites kishte nisur përpara arrestimit te bashkëshortit dhe s’kishte pse e shihte këtë aspekt si problem përderisa ajo plotësonte kriteret.

Xhevahir Lita, ish-drejtues i prokurorisë Kukës u arrestua me urdhër te SPAK pasi nga Sky ECC rezultoi se bashkëpunonte me grupin kriminal Bajri dhe kishte ndërhyrë për t’i dhënë lirinë Behar Bajrit. Ai dyshohet për vepra të renda penale.

  • foto galeri

()

Arena e Lajmit

I arrestuar në operacionin ‘Metamorfoza’, KLP promovon në detyrë bashkëshorten e ish-prokurorit Xhevahir Lita

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook