Merkato e transferimeve në Itali u mbyll të enjten e kaluar, por në vendet e tjera negociatat po vazhdojnë dhe Luis Muriel mund t’i thotë lamtumirë Atalantës për t’u transferuar në MLS. Sulmuesi kolumbian, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2024 me bergamaskët, po gjen pak hapësira te zikaltërit dhe në orët e fundit tratativat që mund ta sjellin në Orlando City po ecin pozitivisht.
Ditët në vijim do të jenë vendimtare për mbylljen e operacionit, pasi lojtari tashmë po negocion me amerikanët për muajin qershor, kur mund të largohet si transferim i lirë. Për lamtumirën duhet “Po” e Atalantës dhe e vetë Murielit, por nëse kolumbiani do të shtynte të largohej tani, me siguri italianët nuk do kishin ndonjë kundërshtim.
(J.S/)