“SPAK duhet të shkojë në rrënjë të hetimeve”, Lubonja: Intervista e Ahmetajt nuk dëmton mazhorancën politikisht, por…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me intervistën e dhënë nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj duke thënë se kjo e fundit nuk i shton më shumë skandalit të inceneratorëve.

Sipas tij problemi qëndron te SPAK, i cili nuk i ka shkuar në rrënjë hetimit, drejt sistemit dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se politikisht mazhoranca nuk është dëmtuar nga intervista e Ahmetajt, por kjo e fundit mund të shtojë përçarjen.

“Skandalet janë shumë më të mëdha se kjo e Ahmetajt. Vetë inceneratorët janë skandali. Problemi për mua është SPAK-u. SPAK nuk i ka shkuar në rrënjë problemit dhe nuk do të shkojë në rrënjë. Rrënja e problemit është vetë sistemi dhe Edi Rama. Nuk ka nevojë të kërkojë SPAK, dihet kush i ka dhënë lejet. Bën një operacion fasadë që të duket sikur reforma po funksionon. Politikisht për mua mazhoranca me këtë të Ahmetajt nuk dëmtohet, por mund të shtohet përçarja dhe regjimi mund të bjerë poshtë nga vetvetja”, tha ai.

Arena e Lajmit

“SPAK duhet të shkojë në rrënjë të hetimeve”, Lubonja: Intervista e Ahmetajt nuk dëmton mazhorancën politikisht, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook