Tensionet në Parlament/ Hila: Opozita e ka ndarë mendjen të bëjë sherr. Gjata: Kemi regjim ushtarak, Garda nuk lejoi asnjë deputet të hyjë!

Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar situatën e krijuar sot në Parlament me deputetët e opozitës.

Hila u shpreh se deputetët opozitarë “e kanë ndarë mendjen që sa herë të futen në Parlament të bëjnë sherr”, gjë që sipas tij është strategjia e tyre.

“Ata e kanë ndarë mendjen që sa herë të futen në Parlament të bëjnë sherr. Është strategjia e tyre, e quajnë mosbindje civile. Ka një bashkim të shokëve, në sensin si ata që janë përjashtuar, si ata që nuk janë përjashtuar”, tha ai.

Nga ana tjetër Çlirim Gjata u shpreh se deputetët nuk e kanë strategji prishjen e seancave, por kjo është një pasojë.

Ai tha se në Parlament nuk u lejuan të hynin as deputetët jo të përjashtuar nga Garda, teksa theksoi se kjo nënkupton një regjim ushtarak.

“Dita e sotme është pasojë, deputetët e opozitës nuk kanë strategji për të prishur punimet e Parlamentit kot. Nuk u lejua asnjë deputet, as nënkryetari i Parlamentit nuk u lejua, nuk e ka përjashtuar njeri. Kemi një regjim ushtarak aty. Parlamenti nuk është klasë shkolle, nëse një deputet përjashtohet për një kohë të caktuar ndodh kur ai kryen veprime që nuk kanë lidhje me jetën parlamentare. Por të përjashtosh 19 deputetët njëherazi, kjo është politike. Për mendimin tim të bësh luftë me ide, kur të heqin edhe komisionet parlamentare…arroganca ka kaluar çdo nivel. Nuk lejohet as që të ketë kontroll përmes komisioneve parlamentare”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Tensionet në Parlament/ Hila: Opozita e ka ndarë mendjen të bëjë sherr. Gjata: Kemi regjim ushtarak, Garda nuk lejoi asnjë deputet të hyjë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook