Vasili në protestën e opozitës: Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Duhet rrëzuar

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha para mbështetësve të opozitës se kryeministri Edi Rama është një frikacak.

“Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë.

Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë”, tha shkurt Vasili.

Arena e Lajmit

Vasili në protestën e opozitës: Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Duhet rrëzuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook